Tritan Shehu:Shteti eshte nxitesi i kontrabandes se medikamenteve!

E mërkurë, 12 October 2022 12:44

Shteti eshte nxitesi i kontrabandes se medikamenteve!
Cdo futje ilegale medikamentesh per qarkullim, eshte e denueshme dhe e rrezikeshme per qytetaret.
Por ky problem nuk zgjidhet me ndonje “ndalim” teatral personi.
Ai minimizohet me politika farmaceutike, qe jane ne dobi te qytetareve.
Politikat “kokeposhte” ne vend e nxisin kete “tregeti”, gje qe ben qe te qarkullojne “ilegalisht” sasi te medha medikamentesh, ne aparence te origjinave te sigurta.
Qytetaret kane nevoje per medikamente te sigurta, te ndryshme ne perberje, aplikim edhe ne dozat, te cilat shteti nuk i siguron, ne fakt i pengon, sepse:
--Agjensia e Barnave e kthyer ne zyre te Ministrise eshte jashte funksionit.
--Lista e medikamenteve te rregistruara eshte tejet e shkurter, e varfer ne lloje produktesh e formash, vecanerisht per medikamentet e origjines se sigurte, te cilat tregtohen dhe me cmime me te larta se ne vendet e BE.
--Ajo dominohet nga medikamente prej vendeve te origjines se pa sigurte, pra te pa rregjistruara nga EMA, FDA dhe qe nuk qarkullojne ne vendet e BE.
--Lista e rimbursimeve eshte me e shkurtera ne kontinent, duke u koncentruar perseri te medikamentet e origjines se pa sigurte.
--Prodhimi dhe farmaceutika vendese akoma nuk aplikojne standartet europiane te GMP, GDP dhe GFP.
--Te gjitha keto stimulohen nga politikat klienteliste e korruptive, qe pengojne artificialisht rregjistrimin e medikamenteve te sigurta e rregullat europiane.
Ndersa shqipetaret kane nevoje per medikamente te sigurta, si dhe greket, italianet, etj, gje qe kerkon standartet e EMA, FDA, sic ishte deri ne vitein 2014.
--Po keshtu realizimi i politikave te “Liberalizimit te controllar” te medikamenteve te sigurta do te lehtesonte importin e tyre, ndersa aplikimi i “Track and trace” te vigjilences farmaceutike, do te konsolidonte sigurine.
Pandemia arriti kulmin e “kontrabandes” medikamentoze, dirigjuar nga shteti, sepse:
---Nuk u rregjistrua asnje antiviral, ne nje kohe qe ato perdoreshin “lume” kontrabande edhe ne spitalet qendrore publike.
--U mbush Shqiperine me vaksina te pasigurtat, deri te skaduara kineze, qe ne shumice me tej u asgjesuan, apo krye “dorezim dorazi” vaksinash Pfizer!!!
“Peshku qelbet nga koka”-thuhet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...