Revoltë para SPAK, Edmond Budina: Ne nuk do të ndalemi derisa kjo bandë të shporret nga pushteti

E mërkurë, 12 October 2022 14:39

Budina e SPAK-ut është rrethuar sot në shenjë revolte si asnjëherë me pankarta, në të cilat janë shfaqur të gjitha kallëzimet që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjisori i njohur Edmond Budina rrëmbeu mikrofonin i pari në protestën që ka nisur për të dhënë mesazhin se aktivistët kurrë nuk do të dorëzohen në fushatën e tyre për ta ndërtuar Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.


Budina tha lidhur me këngën me të cilën nisi protesta:

“Ky është një himn që ne i kemi bërë Teatrit, dhe sot jemi këtu mbas një kohe kaq të gjatë për të treguar se ne si qytetarë të këtij vendi nuk do ta ulim kokën, nuk do të përkulemi përpara dhunës së pushtetit, dhunës së mafies. Këtu ne kemi rreshtuar sesa kallëzime kemi bërë. Mund të thotë dikush se keni bërë shumë dhe nuk duhet të bëni kaq shumë. Jo, ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë jo vetëm këtu brenda vendit, por edhe jashtë vendit, derisa e drejta qytetare të fitojë, derisa kjo bandë që ka zaptuar pushtetin, të shporret dhe derisa Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte!”

Modifikuar më E mërkurë, 12 October 2022 14:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...