Meta kujton Dritëro Agollit: Ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit tim politik

E Enjte, 13 October 2022 09:04


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Me anë një postimi në Facebook, ish-Kreu i Shtetit thotë se veprat dhe kontributi i tij janë të paharrueshme për letërsinë shqiptare.

Meta thekson se Dritëro Agolli ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit të tij politik.


“Sot përkujtojmë 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, vlerat, veprat dhe kontributi i të cilit e kanë bërë të paharrueshëm për letërsinë shqiptare.

Gjithmonë e kam konsideruar privilegj dhe fat miqësinë shumë vjeçare me Dritëro Agollin, njëkohësisht dhe faktin që ai ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit tim politik.

Dritëroi e ndjente se do të na mungonte shumë ndaj edhe përmes këtyre vargjeve na e dha zgjidhjen për ta patur gjithnjë mes nesh përmes veprave të tij.

“Po kur të jesh mërzitur shumë.

Në raft të librave kërkomë,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrëkeje.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...