Këshilli i Europës bojkotoi masivisht darkën e Ramës/ Berisha: Ky njeri nuk ndihmon askënd, vetëm prish punë

Premte, 14 October 2022 14:52

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e tij të përjavshme se kryeministri Edi Rama i futi thikën Kosovës dhe kombit shqiptar në Këshillin e Europës.

Berisha e vuri theksin se bojkoti që iu bë darkës së shtruar nga Edi Rama në Këshillin e Europës.

 

Edhe pse kryeministri Rama po përpiqet që ta paraqesë si një bojkot të pjesshëm, në fakt aty nuk kishte asnjë përfaqësues të rëndësishëm pasi bojkoti u shpall nga Këshilli Presidencial, nga grupi më i madh i djathtë, por siç ka njoftuar edhe deputetja e majtë greke, Nina Kasimati, të pranishëm nuk ishin as socialistët.

“Një njeri, të cilit i braktisin darkën, jo që nuk të ndihmon, por të turpëron dhe të dëmton në çdo aspekt. Vetëm aparenca, pa marrë më pas thelbin. Nuk mund të shkosh në Këshillin e Europës dhe të bësh presion ndaj drejtësisë, nuk je me Lindita Nikollan aty.

Ata që i lanë darkën, janë përfaqësues të vendeve kryesore që kanë votuar për çlirimin e Kosovës,” tha Berisha.

“Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Por ndodhi për herë të parë me kryeministrin e të parit dhe të vetmit narko-shtet në Europë. Shqipëria dhe asnjë vend tjetër anëtar i këtij institucioni në 73 vite jetë, nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...