Pedagogët përshkallëzojnë protestën, zhvillime të reja nga e hëna

Diel, 16 October 2022 13:23

Në një deklaratë për mediat, pedagogët, të cilët më herët deklaruan se viti i ri akademik nuk do të nisë më 17 tetor ashtu siç ishte programuar, bëjnë me dije se në mungesë të reagimit zyrtar do të vijojnë protestën nga e hëna në oborrin e çdo universiteti.

 
Gjithashtu, sindikata i është drejtuar me një kërkesë Institucioneve të Arsimit të Lartë që të thërrasin Asamblenë e Personelit Akademik.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga ana e institucioneve/autoriteteve që u jemi drejtuar, deklaron si më poshtë:

1. Shpalljen e vijimit të protestës në mbarë universitet publike të vendit, duke filluar nga dita e hënë, datë 17 tetor 2022, nëpërmjet qëndrimit në ambientet e jashtme të çdo fakulteti (oborret e tyre), nga ora 10.00 – 12.00. Ky qëndrim lidhet me qëllimin tonë për të sensibilizuar institucionet/organet/autoritetet vendimmarrëse të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.

2. Sindikata i është drejtuar me një kërkesë autoriteteve drejtuese të njësive kryesore të IAL-ve Publike, me nr. 317 prot., datë 14.10.2022, që në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në respekt të stafeve akademike, ndihmës akademike dhe administrative, që kanë qenë pjesë e tre protestave publike në ambientet e universiteteve tona, të organizuara nga SPUSH, të thërrasin Asamblenë e Personelit Akademik, të quajtur në ketë kërkesë si Asamble e Përgjithshme, duke ftuar në këtë organizëm/forum edhe punonjësit ndihmës akademikë/administrativë dhe përfaqësuesit e Qeverive Studentore, edhe pse këta të fundit nuk janë anëtarë të Asamblesë së Personelit Akademik. 3. Sindikata do t’u informojë në vijim për të gjitha hapat, që do të ndërmerren nga ana e organeve/autoriteteve të IAL-ve publike në lidhje me mbështetjen e tyre në aksionin tonë të përbashkët’, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu, sindikata i dërgoi dhe një kërkesë të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë që t’i Bashkohen kësaj greve.

Pak ditë më parë pedagogët refuzuan ofertën dhe tashmë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave me 7%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...