Berisha: Akuzat britanike do skuqnin çdo njeri të civilizuar

Hënë, 17 October 2022 21:51

Kryetar PD, Sali Berisha iu përgjigj akuzave britanike në Çim Peka Live. 

Berisha tha se akti ndaj tij, si vendimi i SHBA ashtu edhe ai i Britanisë së Madhe, janë akte të mafies së George Soros.  

 Akuzat britanike, tha Berisha, janë absurde dhe do të skuqnin çdo njeri të civilizuar. 
 

Lideri i opozitës iu përgjigj britanikëve është për akuzat sa i takon biznesmenit me shtetësi angleze, Damir Fazlliç. 

Sali Berisha: Unë e kam shprehur dhe e shpreh. Akti ndaj Sali Berishës është një akt i mafies së George Soros dhe unë besoj se kam qenë shumë i qartë. Kam marrë përgjegjësitë e mia në atë që kam deklaruar. Siç e dini, ka absolutisht asnjë provë, asnjë fakt për këtë çështje. Ka dy gjëra. Po të marrim faktin e partneritetit të ngushtë që ekziston, mes SHBA dhe Britanisë së Madhe. Britania e Madhe ka nxjerrë dy gjëra në treg për Sali Berishën, për gjërat më absurde që do të skuqnin çdo njeri të civilizuar. Ka nxjerrë një qytetar me emrin Fatjon Dauti, emrin e të cilit Sali Berisha e ka dëgjuar për herë të parë në jetën e tij ditën që i ka rënë derës dhe që Lulzim Basha tha se është bodyguardi i Berishës. Njeri që s'e kisha dëgjuar kurrë. Më thanë se ishte nga një familje e persekutuar nga Hasi dhe që ka punuar në Angli dhe është përzënë. Se si mund të quhet një njeri i lidhur me krimin për shkak se në betejë partiake njëri i bie derës dhe ky tjetri s'e ka takuar kurrë në jetën e tij, s'ka patur asnjë lidhje, është mbështetës i PD. Këtë e nxori gazeta Times e Londrës, se kishin kujtuar se ky do të kishte ndonjë funksion të rëndësishëm në PD dhe ndoshta ai s'është anëtar fare i PD, por një mbështetës. Kjo është në letër.

Damir Fazlliç, biznesmen, qytetar anglez që kurrë në jetën e tij nuk ka patur një proces apo ndjekje në Britaninë e Madhe. Ka ardhur këtu me BGR, kompani republikane më e madhja, ka punuar me ta si këshilltar elektoral. Më pas ka vendosur të bëjë biznes në Shqipëri. Nuk ka shkelur kurrë në zyrën e Sali Berishë spër të kërkuar favore. E vetmja lidhje me Sali Berishën është se ka shkruar media e George Soros. Media e Soros boton një artikull ku thotë se Sali Berisha zgjeroi parkun industrial sepse Fazlliç bleu te dhëndri i tij 14 ha tokë. Si është e vërteta? Dhëndri im kur është kthyer nga Kosova ka filluar të merret me real estate. Dhe ka blerë aty në atë zonë 14 ha tokë me ndërmjetës siç funksion real estate. Nga këto 14 ha, 2 ha kanë qenë në parcelën 100 ha që Fatos Nano kishte përcaktuar si port energjetik dhe aty po punohej për portilin, një kompani shqiptare kishte ecur shumë në ndërtimin e portilit energjetik. Në këtë sipërfaqe ishin 2 ha, pjesa tjetër ishte jashtë. Ne me vendim qeverie, pas një studimi, kemi shtuar zonën me 530 ha, në mënyrë që të përjashtohej Damir Fazlliç që e kishte vazhdim, në botë nuk mund të kishte, se ajo ishte një pjesë brenda dhe vazhdonte, kurse vazhdimi i zonës ishte kilometra më tutje dhe më e madhe. Me 530 hektarë është shtuar zona. Dhe kjo sipas mediave të Soros është bërë me qëllim që t'i vlerësohet toka. Toka e tij çfarë do që të ishte, ishte tokë në një zonë afër bregdetit, mund të përdorej për ndërtime, për ndonjë gjë tjetër, por kurrë ndonjëherë 500 ha nuk mund të shtoheshin për 10 ha. Ndërkohë Fazlliç ka vazhduar intensivisht veprimtarinë si biznesmen i rregullt me qeverinë e Edi Ramës. Ai njeri kurrë mua nuk më është drejtuar për ndonjë gjë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...