Tritan Shehu:Rama vendos sot “kokeposhte” zgjidhjen e mungeses se mjekeve!

Tuesday, 18 October 2022 12:47

Rama vendos sot “kokeposhte” zgjidhjen e mungeses se mjekeve!
Nje demagogji mbi cdo absurd, deklarata e Rames per mjeket.
“Nuk kemi mungese mjekesh”-thote.
Ne fakt kemi nje mjek per 1000 banore, vendi me numrin me te ulet ne Kontinent.
Kur mezatarja europiane eshte reth 4,5.
Jemi vendi me numrin me te ulet te specializanteve post universitar.
Rama haron se mjeku behet mjek mbasi mbaron edhe specializimin, qofte edhe per mjek familje.
Dhe mbi gjysma e specializanteve ne Shqiperi paguajne nga xhepi i tyre e nuk marrin asnje qindarke per punen qe bejne, sic ndodh kudo ne institucionet publike.
Me tej ai ben dhe nje deklarate anti kushtetuese, “nuk do tu jape diplomen deri sa te kene kthyer shpenzimet e shkollimit”.
Absurde kjo, ndesh me cdo te drejte universale- studenti merr diplomen kur perfundon ciklin e studimit, ky eshte ligji e parimi.
Dhe studentet e mjeksise paguajne jo pak gjate studimit, edhe ne fakultetin publik!
Politika “kokeposhte” keto, qe nuk regullojne asgje, por vetem do te degradojne me tej sistemin tone shendetesor te “kalbur”, kur:
--Mjeket kane nevoje per dinjitet ne punen e tyre, jo per pranga ne duar.
—Mjeket duhet te stimulohen e financohen per tu kualifikuar pa nderprerje, te azhornohen me zhvillimet shkencore e profesionale.
--Te kene ambjentet e teknologjine per te vene ne sherbim te pacientit dijet e tyre.
--Te kene nje sistem shendetesor te mire menaxhuar te drejtuar nga njerez te kualifikuar e jo nga emisare, qe nuk i lidh asgje me sistemin shendetesor.
--Mjeket kane nevoje per burime financiare te pershtateshme, jo per tu bere te pasur, por per ate, qe eshte e domosdoshme per nje jete dinjitoze dhe produktive.
Pagesat ne institucionet publike jane ofenduese, me te ultat ne Kontinent, edhe nen Kosoven.
Sistemin publik kjo qeveri e ka katandisur kaq keq, sa ajo cfare e mban “gjalle” ate eshte vetem pasioni i mjekeve e personelit, si dhe interesi i tyre per pagesa “extra”.
Dhe Kryeministri vazhdon me tej me absurditete duke akuzuar Gjermanine… per ate qe ai po ben “kokeposhte”, apo akoma me keq:
Do t’i kerkoje dhe demshperblime asaj!!!
Qesharake kjo!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...