“Qese në barkun e Lear Kurtit”/ Berisha shpërthen ndaj policisë

E Enjte, 20 October 2022 20:59
Sali Berisha ka reaguar ashpër pas rezultatve të AMP dhe Prokurorisë lidhur me vdekjen e të riut Lear Kurti.
 

Berisha thekson se kjo është një vrasje për së dyti. Ish-kryeministri u shpreh se kokaina në stomakun e tij, është si revolja në pellg e Klodian Rashës. Reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike erdhi në Facebook.


 

Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi.

Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës!

Të dashur miq,

Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata:

1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital,

2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh.

3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë. Pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...