Grupi i Alibeajt bashkon votat me Ramën/ Miratohet ligji për dosjet e ish-Sigurimit

Premte, 21 October 2022 09:00

Kuvendi i Shqipërisë votoi në mesnatë me unanimitet projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. 

Ndryshimet ligjore u miratuan me 94 vota pro, 1 abstenim.  

 Një pjesë e opozitës ka bashkuar votat me mazhorancën. 
 
Votave të PDIU dhe Fatmir Mediut pro projektligjit iu bashkuan edhe ato të grupit të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn. 
Përllogariten 12 vota nga radhët e PD që kanë votuar projektligjin e Edi Ramës dhe qëllimi është shndërrimi i tij në armë kundër Ilir Metës me akuza qesharake dhe të stisura. 

Çfarë parashikon ligji
Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjuetia e shtrigave
Në fakt, ligjin e dosjeve PS po e shfrytëzon si gjeti shtrigash, pas akuzave qesharake që u ngritën në adresë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nisma erdhi pasi Autoriteti i Dosjeve i dërgoi informacion Kuvendit se një politikan i nivelit të lartë ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit duke spiunuar një qytetar që kishte tentuar arratisjen nga vendi.

Sipas pretendimeve të ngritura të Autoriteti i Dosjeve, bëhet fjalë për një politikan me iniciale I.M., për të cilin, mazhoranca ka akuzuar ish-presidentin Ilir Meta. Kjo solli reagimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, i cili i mohoi të gjitha akuzat, madje e ndoqi këtë çështje edhe në rrugë ligjore duke paditur Autoritetin e Dosjeve për shpifje dhe falsifikim dokumentesh. 

Edhe vetë Edi Rama sot nga foltorja e Kuvendit u shpreh se përgatiti ligjin si hakmarrje ndaj Ilir Metës, pasi ky i fundit me të lënë Presidencën, iu rikthye politikës aktive dhe u pozicionua në oponencë me qeverinë socialiste. Madje, duke e atakuar në vazhdimësi ekzekutivin e Edi Ramës si më të korruptuarin në histori nga afera e inceneratorëve, koncesionet, PPP, tenderat korruptivë etj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...