'Protestat do bëjnë histori në Shqipëri'/ Balliu: Të shkojmë të bashkuar në zgjedhje

Saturday, 22 October 2022 20:06

Pas takimit të parë mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit palët mësohet se kanë qëndruar në kontakt përmes telefonatave, por ende pa rezultat konkret.

Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu thekson se çdo vonesë në këtë proces, është në dëm të demokratëve

"Çdo ditë që humbi kohë me hatërmbetjet personale është një goditje që ju bëjmë qytetarëve. Nëse thua se Rama është rrezik kombëtar nuk duhet të mbetesh pre e hatërmbetjeve të së kaluarës të partisë tënde. Paralelisht me tentativat për të kapërcyer konfliktet e vjetra që çuan në ndarjen e ashpër të demokratëve mes vetes, kanë vijuar takimet në të gjitha nivelet për zhvillimin e primareve dhe organizimin e protestave. Para datës 4 dhjetor si afat  përfundimtar kur Partia Demokratike ka premtuar daljen e kandidatëve për garën e bashkive, procesi do të përqendrohet në tri qarqet kryesore duke i parë rezultatin e tyre influencues për bashkitë e tjera", tha ai për Ora News.Njëkohësisht, Balliu shprehet se përballja e parë me kryeministrin nëpërmjet protestave qytetare është parësore.

"Ai ta provojë të inskenojë apo t'i provokojë demokratët të gjithëve ne bashkë dhe do të marrë një përgjigje të merituar. Unë mund të them që protestat që do të fillojnë do të jenë protesta që do të bëjnë histori në Shqipëri dhe do të mbahen mend për një kohë të gjatë", tha ai.

Partia Demokratike duket se nuk i ka zgjidhur ende problemet e brendshme ndërkohë që mazhoranca ka hedhur hapat e parë të përgatitjes për fushatën që po afron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...