Berisha: Ardi Veliu e përdhosi dhe e vrau për herë të dytë Lear Kurtin

Hënë, 24 October 2022 12:28

“Gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte dhe prova shterruese për mbytjen e Lear Kurtit, të riut 32-vjeçar, nga banditë me uniformë të droguar. ‘O noke, më mbytën’, ishte klithma para se të jepte shpirt, sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje dhe mikut të Lear Kurtit.

Investigimet serioze të rrjeteve televizive hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes, hodhën poshtë trillimet, manipulimet dhe inskenimet e një krimineli me uniformë të pashoq në radhët e policisë shqiptare, Ardi Veliu, i cili për të mbrojtur padronët e tij si puthadorë, përdhosi dhe vrau për së dyti Lear Kurtin.
 
 

Investigimet e rrjeteve televizive faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej katër policësh, sigurisht prej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore.

Këto filmime faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt, gënjeu shqiptarët kur deklaroi se Lear Kurti po qëndronte para një objekti, për të krijuar përshtypjen se po përgatitej për një akt delikuent, në një kohë kur ai po ecte i vetmuar, nga kamerat, duke biseduar me mikun apo familjarët e tij.

Një mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh gjithashtu poshtë, se sipas tyre, patrulla prej dy policësh, e ndaloi atë. Pranë tij, në barbarinë që u ushtrua ndaj tij në rrugë, ishin të paktën katër, në mos më shumë policë e banditë me uniformë.

Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma, ekspertë mjeko-ligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin, xhelatë me uniformë.

Pasi i morën shpirtin, e dërguan në spital. Pasi e dërguan në spital në kundërshtim flagrant, i bënë autopsinë pa asnjë konsent, pa asnjë prani të familjarëve apo avokatëve të tij. E bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt i tillë ndodh vetëm në diktatura, kurrë në vende të lira.

Nëse donin të zbardhnin të vërtetën për një 32-vjeçar që i morën shpirtin, këta kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të investigimit në raste të tilla të ngjashme, e cila kërkon të paktën 12 orë të lihet kufoma e të ndjerit, dhe pastaj të bëhet autopsia dhe kurrë me një ekspert të vetëm. Nën presionin e një banditi si Ardi Veliu. Por gjithmonë nga një grup ekspertësh të betuar për të thënë të vërtetën,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...