Ilir Meta hyn në selinë e PD, takim me kreun demokrat Sali Berisha

E mërkurë, 26 October 2022 10:25

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike dhe sipas burimeve, është pritur në takim nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Zyrtarisht nuk është dhënë njoftim për këtë takim midis dy liderëve të partive opozitarëve, por që të dy e kanë bërë publik faktin se do të bashkëpunojnë për të fituar zgjedhjet lokale duke dalë me kandidatë të përbashkët.

 

Më datë 27 shtator, Ilir Meta deklaroi në në konferencë shtypi se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023-it.

" Po! Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët! - tha Meta një muaj më parë. Në mënyrë të padiskutueshme. Më duket se e kam thënë dhe më përpara që për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore, është rivendosja e demokracisë vendore që është zeruar nga “rilindja”. Të mos harrojmë, katër vite një administrim katastrofik, 100% të pushteteve – “rilindja”! Kryetarë bashkish e kryetarë të këshillave bashkiake. U kthye në një bunker të vërtetë në raport me qytetarët. Zero transparencë dhe vetëm pasoja.

Shikoni pagat që janë nëpër bashki. Kisha një takim pak më parë me disa përfaqësues nga Korça dhe më thonë: “Nëpër bashki kanë mbaruar me mastera dhe i kanë rrogat nga 200 e ca mijë lekë të vjetra. Pse?! Se shtojnë vetëm vende pune për t’i mbajtur njerëzit peng.

Pra, i kanë kthyer vetëm në vende punësimi, por kuptohet punësim për t’i mbajtur njerëzit varur se ajo është lëmoshë, jo pagë dhe nuk mund t’i kërkosh as cilësi, as përgjegjësi; kjo skemë është në të gjithë Shqipërinë dhe ju e shikoni se si u fol me të madhe se ne po e bëjmë këtë reformë që të shkurtojmë numrin e punonjësve që të përmirësojmë shërbimet e sa më shumë të ardhura nga qytetarët për pushtetin vendor që t’i kalojmë në investime dhe... bilanci është katastrofik!

Ka më shumë të punësuar në pushtetin vendor nga “rilindja” sot në 60 e ca bashki se ka pasur në 400 e ca bashki e komuna, sepse është vetëm psikologjia e klientelizimit dhe marrja peng e njerëzve me rroga absurde dhe qesharake për efekte elektorale.

Kështu që përsa i takon asaj me “po” me “jo” - Po! Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët! Kjo është më e mira për situatën sepse jemi në kushtet e një shteti mafioz dhe në kushtet e një shteti mafioz opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar, se në kushte të tjera, sa më shumë kandidatë, aq më mirë do të ishte për qytetarët!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...