Marrëveshja Berisha-Meta, Nesho: Kjo është zgjidhja më e mirë

Premte, 28 October 2022 08:56


A-

Nënkryetari i PL Agim Nesho në një intervistë për Ora News foli rreth marrëveshjes së bërë mes Berishës dhe Metës për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 14 maj.

Edhe Nesho shprehet se ka skepticizëm sa i përket kësaj marrëveshje.

 

Sakaq ai thotë se gjithnjë e më tepër psikologjia drejtuese e kësaj qeverie është filozofi përjashtuese.

Agim Nesho: Ka shumë njerëz që e shkojnë me skepticizëm marrëveshjen Berisha-Meta. Nëse Shqipëria do të ishte një demokraci normale rinia nuk do të largohej nga vendi. Unë e shikoj që gjithnjë e më tepër psikologjia drejtuese e kësaj qeverie e këtij sekti që ka marrë peng vendin tonë ka qenë një politikë dhe filozofi përjashtuese në të cilën shqiptarët nuk kanë rol. Së dyti personalitetet drejtuese krijohen në betejat e tyre.

Sa i përket mundësisë për alternativa të reja ai e shikon si të pamundur nisur kjo dhe nga rezultati i Nismës Thurje. Ndaj sipas tij alternativa më e mirë në këto kohë janë 2 partitë kryesore të drejtuara nga lider me eksperiencë.

Agim Nesho: Ne kemi një fenomen shumë të çuditshëm. Në zgjedhjet e kaluara Nisma Thurje kishte një pjesëmarrje të gjerë. Elektorati e mirëpriti, diskutimet e tyre, angazhimin në politikë por morën një numër minimal votash dhe nuk kaluan as pragun për të hyrë në parlament. Së pari është regjimi e ka ndryshuar klimën demografike për promovimin e alternativave të reja, ka kërkuar të personalizojë politikën si dhe ta kapi atë. Në kushtet e sotme 2 partitë kryesore të drejtuara nga lidera të fortë me eksperiencë është zgjidhja më e mirë.

Modifikuar më Premte, 28 October 2022 14:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...