Shifrat vit pas viti/ Si u shtuan fluturimet e luksit për Edi Ramën

Premte, 28 October 2022 10:06

Kur sapo kishte ardhur në pushtet në vitin 2013, u tregua dorështrënguar. Kreu vetëm 1 udhëtim charter. Një vit më pas, në 2014 fluturoi me charter vetëm 7 herë. Vit pas viti, e shtoi dozën e luksit dhe kulmin e arriti në vitin 2021.

 
 
Në vitin 2015 fluturoi 14 herë me charter.
 
Në 2016 fluturoi 9 herë.

Në 2017 fluturoi 13 herë.

Në 2018 fluturoi 14 herë.

Në 2019 udhëtoi 12 herë.

Udhëtimet janë shtuar në vitin 2020, pasi qeveria shqiptare bëri një kontratë me Air Albania për të marrë me qera “Ismailin”, charterin kryeministror.

Disa ditë më parë, Rama u shfaq me bashkëshorten e tij, Lindën në Izrael, ndërsa zbrisnin shkallët e “Ismailit”. Avioni kryeministror është i konfigurimit “VIP” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Në 2020 Rama e përdori për 18 fluturime 'Ismailin'.

Në vitin 2021 tejkaloi vetveten dhe vendosi rekord me 33 fluturime charter.

Sipas të dhënave të TIMS, deri në fillim të muajit tetor për vitin 2022, kryeministri ka fluturuar 13 herë me charter.

Informacionet nuk nxjerrin vetëm tendencën në rritje për shpenzime luksi me paratë e shqiptarëve, por hedhin dritë edhe mbi reagimet e mëparshme të Ramës për këtë çështje.

Në janar të këtij viti, kryeministri iu përgjigj akuzave të deputetes Oriola Pampuri që ngrinte disa pyetje për shpenzimet e tij me fluturimet charter. Rama pohon se “qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme”.

Por si është e mundur që 33 fluturime charter për vitin 2021 të jenë më pak të kushtueshme se fluturimet me avionë të zakonshëm?

Këtë shpjegim e ka dhënë BIRN më herët, kur thotë se paratë që paguhen për qiranë e avionit të luksit paguhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilët nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë të enjten, duke iu përgjigjur akuzave për shpënzimet me fluturimet e luksit, kryeministri u shpreh se “avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë”.

Në realitet, faktet nuk kanë qenë të plota. Në kontratën me Air Albania nuk ka një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare iu është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”./LAPSI

Modifikuar më Premte, 28 October 2022 14:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...