Berisha: Vendi po zien, mijëra policë e ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen

Premte, 28 October 2022 14:10

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se vendi po zien nga zemërimi.

“Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës.

 

Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës. Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta e mjerimit sepse nuk siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit,” tha Berisha.

“Mijëra e mijëra policë e ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen. 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës që kanë firmosur. Gjendja është alarmante.

Siguria në këtë vend është në shkallën më të ulët. Uria, dhuna, skamja, po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre. Te shqiptarët ka një bindje të thellë se vetëm protestat e fuqishme për largimin e këtij njeriu që urren të rinjtë dhe qytetarët e këtij kombi, është zgjidhja më emergjente,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...