Berisha: Në kohën time, kryeministri dhe familja e tij nuk kanë udhëtuar kurrë me çarter

Premte, 28 October 2022 14:17
 
 
 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot skandalin e rëndë të fluturimeve me çarter të kryeministrit Edi Rama.

Nga gazetarët, Berisha u pyet se si fluturonte kryeministri dhe ministrat gjatë kohës kur ai ishte kryetar qeverie.

 
 
 
 
 
 

“Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare. Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas.

 
 
 
 

Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca në numër të madh, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro. Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri.

 
 

Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter,” tha Berisha.

I pyetur nëse do ketë komision hetimor për këtë skandal, Berisha tha se do ketë një komision edhe për bilancin e Air Albania, por edhe për fluturimet e Ramës me avionin e tij privat, ‘Ismailin’.

“Ky është abuziv. Siç mori termin Rlindje dhe e përdhosi, tani i vë edhe avionit emrin ‘Ismail’ dhe vazhdon. Se ‘Ismail’ quhet avioni i tij personal”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...