Berisha-mesazh Erdoganit: Ndërhyrja jote pro-Ramës, në kundërshtim me interesat e shqiptarëve

Premte, 28 October 2022 14:19
 

Gjatë konferencës për shtyp, kryetari demokrat, Sali Berisha u ndal sërish te çështja e mbylljes së institucioneve arsimore turke në Shqipëri.

Berisha përcolli një mesazh direkt për presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

 
 
 
 

“Dua t’i them haptas, presidentit të Turqisë, se puna që bën për pushtetin e Edi Rramës, është në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve. Dhe se, aktet prej vasali që kryen Edi Rama, nuk shërbejnë, nuk funksionojnë aspak në një bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve.

 
 
 
 

Nuk mund presidenti i Turqisë të diktojë se cila shkollë duhet të funksionojë, se cili ministër i jashtëm duhet të jetë apo jo. Unë nuk kam simpati për Ditmir Bushatin, por nuk mund të ndërhyjë ai që ta largojë.

 
 

Nuk mund të ndërhyjë presidenti i Turqisë se kush është kryemyftiu se këtë nuk e bën as kryeministri dhe presidenti shqiptar dhe këto janë të papranueshme.

U them shqiptarëve se Islami shqiptar është Islam perëndimor. Ka nj histori të lavdishme që nga qëndrimi për alfabetin dhe vendimi për përkthimin e Kuranit, vendime që i kanë dhënë fizionominë e Islamit evropian. Duhet të qartësojmë, kemi specifikat tona. Jemi komb pluri-religjioz. Vëllezër jemi vetëm me njëri-tjetrin. Vëllazëria është brenda kombit, jo jashtë kombit,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...