Meta: Simboli i korrupsionit dhe i shkatërrimit për interesa të errëta, Tirana dhe kryetari i bashkisë së saj!

Saturday, 29 October 2022 13:27

 

Nga fjala e Krytarit të PL, Ilir Meta, në Konventën Kombëtare

“Në këtë përballje nuk jemi të vetëm, por do të kemi me vete, të jeni të sigurt, edhe gjithë socialistët e ndershëm që shohin se si drejtorët e pangopur të Rilindjes mbushin xhepat e tyre dhe i kanë harruar edhe socialistët e ndershëm, që mezi kalojnë muajin me rrogat dhe pensionet .

Partia e Lirisë dhe opozita e bashkuar e di që ka përballë një regjim totalitar, monist, i cili ka uzurpuar të gjitha pushtetet përveç njërit: pushtetin e lirisë!

Simboli i asgjesimit të pushtetit lokal, i korrupsionit dhe shkatërrimit të qytetit për interesat e errëta siç ishte edhe rasti i shembjes kriminale të Teatrit Kombëtar mbetet Tirana dhe kryetari i bashkisë së saj. Tirana është kthyer në një kurth betoni dhe stresi, trafiku dhe humbjeje kohe pafund, ku korrupsioni vret shëndetin dhe jetën e fëmijëve, të të moshuarëve dhe gjithë qytetarëve.

 

Treguesit e Tiranës janë katastrofikë dhe përkeqësohen dita- ditës, që nga ndotja e mjedisit, asgjesimi i gjelbërimit, taksat shumë të larta , furnizimi me ujë të pijshëm, shërbimi shëndetësor, trafiku, parkingjet dhe çështjet e tjera.

Ndaj sot më shumë se kurrë, Tirana ka nevojë për ndryshim dhe për fitoren e opozitës dhe të programit të saj për shpëtimin e Tiranës dhe të gjitha bashkive të vendit, për vendosjen e një llogaridhënieje rigoroze dhe për zbardhjen e aferave shumë të rënda korruptive që janë bërë në kurriz të qytetarëve nga kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë. Fitorja e opozitës do të mundësojë që qytetarët të marrin nën kontroll, qytetet e tyre.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...