Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Diel, 30 October 2022 09:59
Duke e dëgjuar mendimi i parë që të shkonte në mendje qe: ore ç’ka në këtë rast me Berishën, Metën apo ndonjë media kritike? Të kishte qenë për ta dhe jo për hakerat iranianë, 137 fluturimet e tij do të kishin mbetur ende pa zbuluar. Ata mund të kenë abuzuar me shifrat, mund edhe ti kenë fryrë ato, por problemi nuk është ky. Pikërisht për ta zhbërë këtë abuzim edhe nëse ka një të tillë, politikanët seriozë në vendet me demokraci të konsoliduar sillen krejt ndryshe. Kështu mund të kishte vepruar dhe Rama. Ai fillimisht mund të shpjegonte se si qeverisjes së tij dixhitale i kanë dalë në pazar të gjitha ndërresat e palara të shtëpisë. Se deri në ç’pikë piratët informatikë kanë vjedhur të dhënat dhe sekretet tona. Dhe pasi të zhvishej nga kjo përgjegjësi, pa fjalime, pa sharje, pa romuze, le të publikonte ato 137 fatura me çmimet dhe aeroportet përkatëse, në mënyrë që të shfrynte përmes transparencës, të gjithë thashethemnajën.

Por, në vend të kësaj sjelljeje normale, prej njeriu të përgjegjshëm që është i bindur në pastërtinë e tij, Rama e shiti veten për një star, të cilit i kishte rënë mbi supe edhe bara e vështire e promovimit të linjës së re ajrore kombëtare. Pra ai i paskësh hipur “Ismailit”, jo për komoditetin e vet, por për ti bërë reklamë “Air Albania”.

Nërkohë që ai këpuste këto broçkulla salla e bulqizakëve socislistë brohoriste.

Por e keqja qe se me të njëjtën emfazë prej tifozi i kishin përshkruar alibitë e Ramës edhe pjesa më e madhe e mediave. Në shumicën e titujve të tyre nuk gjendej asnjë factcheck për vërtetësinë e pretendimeve të kryeministrit, por ato ishin të mbushura me epitetet “hjenë”, “shpifarak” “spiun”, “rublaxhi”, “gjobaxhi”. 

Pra edhe për ato, ashtu si për Ramën, i rëndësishëm ishte dizenjimi i armikut të radhës, qoftë ky politikan, gazetar apo prokuror dhe jo zbulimi i së vërtetës.

Vetëm po të vëzhgosh mënyrën se si u pasqyrua nga shtypi dhe TV-të mbrojtja, në dukje fëmijënore e Ramës, arrin të kuptosh se përse kryeministri i ka dhënë fund detyrimit për llogaridhënie, shpjegimit me fakte, përgjigjes me prova ndaj akuzave. Sepse kjo lloj sjelljeje ekziston vetëm në sistemet demokratike. Ndërsa në ato si ky yni, boll të prodhosh sharje e shpifje, ti shumfishosh ato përmes makinersisë të stërmadhe të propgandës dhe askush nuk do të kujtohet më për të vërtetën. 

Edi Rama nuk është as i pa ditur dhe as i pazoti, që nuk tenton të bindë me prova, ai e di se ka ngritur një fabrikë manipulimi të aftë për të mbjellë urrejtje dhe për të ndarë shoqërinë në “ne” dhe “ata”. 

Prandaj, për skandalin e 137 fluturimeve me çarter, ai nuk ndjeu as përgjegjësinë më të vogël për të bërë transparencë.

Prandaj ai nuk pati preokupimin e llogaridhënies për ata taksapaguees që nuk janë as me të, as me opozitën, por thjeshtë duan të dinë se si qeverisen.

Në vend të këtij normaliteti ai ofroi cirkun e përhershëm, me fjalor të shfrenuar dhe armik të përcaktuar.  

Kjo shpërfillje ndaj së vërtetës është linja me të cilën ka zgjedhur të sundojë.

Dhe për sa kohë që do ti funksionojë, ai do vazhdojë të fluturojë në ajër me paratë tona, duke i pështyrë si “shpifarakë” dhe “hjena”, ata që e bezdisin poshtë në tokë.    

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...