Absurdi/ Me çarter kanë fluturuar ‘Non-Grata”, ‘spiuni” dhe gazetarët kazan

Diel, 30 October 2022 18:05

Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisinin çdo gjë që ai nxirrte nga goja, Rama tha:  “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha Rama. 

 

Duke e çuar në absurd logjikën e tij, ai akuzoi njerëz që i shmangeshin tatimeve dhe nuk paguanin taksat madje iu turr dhe prokurorisë së Tiranës që nuk hetonte këta evazorë që guxonin e mereshin me fluturimet e tij 

 

“S’kanë faj sepse janë në prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Prokuroria nuk i prek me dorë dhe i tregojnë njerëzve lajmet në televizor. Ndërkohë që duhet të shkojnë në prokurori dhe të përgjigjen për miliona që ua kanë marrë shqiptarëve sepse nuk i kanë paguar taksat që duhet të paguanin. Dhe ne kemi bërë punën tonë, shteti ka bërë punën e vetë, i ka çuar në prokurori, prokuroria nuk i prek. Siç prokuroria nuk prek të gjithë këta të mëdhenjtë, qofshin këta të ekraneve, qofshin të tjerë që s’kanë ekran, por që e kanë babëzinë të madhe. I çon atje shteti, tatimet, doganat, dhe atje thjesht rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë, që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë. Se SPAK-u është tjetër gjë. Prokuroria e Rrethit Tiranë është një zullum i madh i një sistemi që akoma nuk është reformuar si duhet”, deklaroi Edi Rama para bulqizakëve të shushatur. Edhe një ditë më pas ai vazhdoi të njëjtin avaz duke shigjetuar në Twitter rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve. “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!-shkroi ai.

Natyrisht kush ka dy pare mend e kupton se ky lloj trillimi nuk kapërdihet kollaj. Askush nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra, kushdo që vë trurin në punë di të llogarisë se një e treta e udhëtimeve janë bërë me çartera të tjerë përpara se Air Albania të themelohej, askush nuk e e beson se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kampanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për t'i bërë promocion asaj.

Por edhe ata që nuk duan ta vrasin mendjen për këto dilema të komplikuara e kuptojnë absurditetnin e shefit të qeverisë. Ata thjeshtë pyesin: ore kush i zbluboi 137 udhëtimet me çarter hakerat nga Irani, apo Sali non grata, Metë spiuni, opozita e rublave, hienat, gjobaxhinjtë e ekraneve apo prokurorët e korruptuar. Po të ndenjurat në avion taksi kush i ka vënë, këta të fundit apo ai që hakërrehet sa në Bulqizë, sa në Twitter? Boll që secili të ngrejë këto dy pyetje dhe sqarohet. Të vetmit që nuk sqarohen janë mediat që pahuhen për të shpërndarë gënjeshtrën e i kishin mbushur titujt me “non grata”, “hiena”, rublaxhinj dhe gjobaxhinj. /Lapsi.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...