Sot, protesta kombëtare e pedagogëve përpara Korpusit të UPT

Hënë, 31 October 2022 09:14

Sindikatat e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë do të mbajë sot protestën kombëtare, një përshkallëzim ky i lëvizjes universitare, kërkesat ekonomike të së cilës nuk janë marrë parasysh nga qeveria.

Në shpalljen e publikuar në rrjetet sociale për Lëvizjen Universitare, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve Publike u bën thirrje pedagogëve, akademikë, studentëve, shoqërisë civile, aktivistëve, gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve publike që lidhen me arsimin dhe shkencën, për bojkot dhe protestë kombëtare universitare.

 

Protesta do të mbahet në orën 11:00, tek Korpusi Qendror i UPT-së. “Misioni akademik vazhdon” thuhet në fund të shpalljes së kësaj lëvizjeje, e cila ka moto: “Arsimi i Lartë Publik, prioritet kombëtar”.

 
 

Kryetari i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka paralajmëruar se protesta mund të shkojë deri në grevë urie në rast se qeveria vazhdon të shpërfillë kërkesat e pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve publike.

 
 

Në takimin e fundit që organizuan, Kovaçi tha: "Ne nuk e kemi vetëm te rritja e rrogave, edhe kërkimi shkencor është thelbësor në Arsimin e Lartë. Dhe, nuk jemi, nuk jemi, e përsërisim edhe njëherë, unë si kryetar sindikate posaçërisht, nuk jam që të kalojmë në atë fazën e fundit të kërkimit të së drejtës sonë në mënyrë paqësore, që është faza e grevës së urisë, e ngujimit, por është kërkesë e disa anëtarëve të sindikatës që në gjendjen e shurdhmërisë së qeverisë dhe të autoriteteve që kanë në dorë zhvillimin e universitetit, kemi gjendjen e njerëzve që nuk shohin çfarë është realiteti apo të atyre që nuk kanë dëshirë për ta ndryshuar këtë realitet, mund të shkojmë edhe deri në këtë fazë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...