Projekt ligji, Berisha: Të hiqet parashkrimi për korrupsionin e Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Veliajt...

Hënë, 31 October 2022 15:46
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur gjatë ditës së sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha: Sot këtu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur.

  
 

Ky ligj ka dy nene.

 
 

Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zevendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve të sipërpërmendur.

 
 

Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliardë euro, vjedhje e shpërdorime.

Kur korrupsioni, vjedhja e këtyre zyrtare është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve, te gjithë problemeve të shtetit ligjor që e kane degraduar atë nën diktaturën komuniste të Vietnamit.  

Qeverisja është edhe më e korruptuar se diktatura komuniste e Vietnamit.

E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në of shore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit.

Mungesa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Erion Velisë, ja mbadhin dhe kthehen pasi kalon afati.

Ky parashkrim nuk do mund tu njihet këtyre.

Kjo nuk bie ndesh me frymën e Kushtetutës. Vetë kushtetuta ka përcaktuar që në rrethana të veçanta mund të behet kufizim te drejtash.

Dhe nëse ka vend në botë që ka nevojë për këtë është Shqipëria. Prandaj ky nen, respekton Kushtetutën, vetëm se unë do kishe mendim që njerëzve tanë te ligjit tu sugjeroja tu vemë një afat edhe për 25-30 vitet që vijnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...