Dy deputetë të rinj i bashkohen për herë të parë Berishës

Hënë, 31 October 2022 20:22
 


Dy deputetë të rinj në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur sot nga Sali Berisha.

 

Mësohet se në mbledhjen që po zhvillohet në selinë e PD, kanë marrë pjesë sot për herë të parë deputetët Lindia Metaliaj dhe Tomor Alizoti. Sali Berisha mësohet se iu ka uruar mirëseardhjen duke shprehur kënaqësi.


Po kështu sipas burimeve, Alizoti ka pranuar të jetë drejtues politik i Beratit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar projektligjin për heqjen e parashkrimit për veprat penale te korrupsionit për kryeministrin. Si dhe zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish-funksionarëve.

Berisha theksoi se ky projektligj funksionon si minë me sahat. Dhe, ish-qeveritarët s’do mund t’ia mbathin e t’i shpëtojnë ligjit para se të largohen nga detyra.

“Sot këtu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur.

Ky ligj ka dy nene.

Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashikimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur.

Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime.” – u shpreh mes të tjerash Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...