Gazetari i njohur britanik: Shqipëria po zbrazet qëllimisht që të mbesin vetëm të pasurit

Tuesday, 01 November 2022 11:28

 

Gazetari i njohur britanik, Kelvin MacKenzie komentoi dje valën masive të refugjatëve shqiptarë, të cilët po mbërrijnë në Angli me gomone.

Duke folur për televizionin GB News, ai tha se qeveria britanike nuk duhet të japë miliona sterlina për Shqipërinë, që ajo të ndalojë fluksin e emigrantëve.


Sipas MacKenzie, shpopullimi i Shqipërisë është një akt i qëllimshëm. Gazetari i njohur tha se vendi po zbrazet në mënyrë që t’u mbetet vetëm të pasurve.

“Është fakt interesant për Shqipërinë, se në 30 vitet e fundit, njerëzit, të cilët nuk e duan Shqipërinë, janë vetë shqiptarët.

Ata janë duke e braktisur vendin prej vitesh, tani janë ndoshta 2.7 ose 2.8 milionë shqiptarë, të cilët kanë mbetur. Dhe tani ata janë duke ardhur te ne.

Dyshoj se Shqipëria do shpopullohet me qëllim, që të kthehet në një shesh lojërash vetëm për të pasurit që do jetojnë aty, që ta gdhendin siç duan”, tha gazetari.

Videoja e tij është bërë virale jo vetëm në Britani, por edhe në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...