Thirrja e Berishës për shqiptaro-amerikanët: Mos votoni kandidatët e mbështetur nga Sorosi

Tuesday, 01 November 2022 13:19

 

Amerikanët do u drejtohen kutive të votimit për ato që njihen si zgjedhjet e mes-mandatit, me një rëndësi të madhe për ekuilibrat politikë në SHBA.

Ndërkohë, lideri demokrat, Sali Berisha, rishpërndau një thirrje drejtuar shqiptaro-amerikanëve, që të mos votojnë për kandidatët që mbështeten nga George Soros, i cili është donatori më i madh në këto zgjedhje, me rreth 200 milionë dollarë të deklaruara hapur.

 

“Unë nga kjo studio shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë shqiptaro-amerikanët, që në zgjedhjet e nëntorit, të mos japin asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga George Soros.

 

Pasi ai është një armik i egër. Po flas për kandidatët që mbështeten nga Soros. Sepse Soros është një armik i egër i demokracisë, është ideolog i kësaj rënie dramatike, i mbrojtjes së korrupsionit të Edi Ramës, i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

Çfarë do të thotë kjo, e akuzon tjetrin për korrupsion, pa paraqitur asnjë fakt, në një kohë kur aferat korruptive të kësaj qeverie, kanë marrë dhenë. Kjo është vetëm një mbrojtje që i bëhet qeverisë.

U bëj thirrje shqiptaro-amerikanëve që duan që vendi i tyre të votojë i lirë dhe të mos jetë një komb eksodi, sepse eksodi ndodh për shkak se ata nuk votojnë. Sepse rrëmbimin e votës së tyre e bën Edi Rama i mbrojtur nga Soros dhe mafia e tyre,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...