‘Ky shtet po degradon çdo ditë’, Blushi: Për llamarine pa leje të arrestojnë, ndërsa oligarkëve u falen kate të tëra

E mërkurë, 02 November 2022 14:34

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka pasqyruar rastin e ndjekjes penale për një 64-vjeçar nga Vlora i cili ka ndërtuar një çati me llamarina.

Përmes një postimi në facebook, Blushi, nënvizon se për llamarina pa la leje policia të arreston, ndërkohë që të pasurit favorizohen të ndërtojnë kate pa leje në mes të Tiranës, të cilat më pas dhe u legalizohen.

 

Ai shton se shteti po degradon çdo ditë në një regjim hajdut, i cili do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të popullit.

“Në Vlorë arrestohet 64-vjeçari për llamarina pa leje (çati me teneqe), në Tiranë falen oligarkët për kate, pallate dhe kulla pa leje.

Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Ndëshkim, arrestim dhe burg për më të dobëtit. Favorizim, legalizim dhe liri për më të pasurit!

Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë” shkruan Blushi në facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...