Begaj: Dua 490 milionë lekë më shumë për paga e rikonstruksion godine

E Enjte, 03 November 2022 11:53

 

Institucioni i Presidencës ka kërkuar rreth 490 milionë lekë më shumë në buxhetin e vitit 2023, duke e cilësuar si të pamjaftueshëm për përballimin e nevojave të tyre fondet e akorduara nga qeveria.

Kjo kërkesë ka shkaktuar edhe përplasjen e parë mes këtyre dy institucioneve që nga koha kur Bajram Begaj u zgjodh në detyrën e kreut të shtetit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Presidencës, Florian Kali, shumica e fondit që kërkohet do shkojë për rikonstruksionin e godinës, e cila ka lagështirë.

 

Ai kërkoi po ashtu edhe rritjen e numrit të punonjësve dhe pagës së tyre.

“Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit. Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona”, tha Kali.

Por Vilma Çausholli, përfaqësuese e Ministrisë së Financave, u kërkoi përfaqësuesve të presidencës të detajojnë kërkesat për të parë mundësitë e plotësimit të tyre. “Kërkesat duhet të detajohen edhe më tepër që të shohim mundësitë nëse ky fond është i nevojshëm dhe si mund të financohet kjo shumë e konsiderueshme. Nuk e kemi një vlerësim të tillë në detaje”. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, tha se: “Shikojeni mundësinë e rikonstruksionit të godinës dhe nëse është nevojë emergjente. Shikojeni edhe pjesën e rritjes së strukturës, besoj që është e arsyeshme përderisa ka të bëjë me sigurinë kibernetike”.

Në Komisionin e Ligjeve, opozita ngriti shqetësimin se në institucionin e Presidencës kanë ndodhur shkarkime masive pas ndërrimit të Presidentit. Enkelejd Alibeaj ngriti shqetësimin se kjo mund të ndikojë në buxhetin e këtij institucioni pasi ata mund të fitojnë gjyqet. “Do të doja një sqarim për disa njoftime që kanë dalë në media për disa shkarkime masive në Presidencë. Një pjesë e tyre sipas mediave kanë edhe statusin e nëpunësit civil. Pyetjen dhe sqarimin do të doja ta dija që këto shkarkime masive nëse kanë ndodhur, a mund të sjellin ndonjë impakt në buxhetin tuaj se këta punonjës nëse shkojnë në Gjykatë dhe fitojnë gjyqet”, tha Alibeaj.

Por përfaqësuesi i Presidencës tha se lëvizjet janë bërë për shkak të ristrukturimit. “Ne kemi bërë një ristrukturim dhe kemi sjellë strukturën e Presidencës siç duhet pasi ishte në një piramidë jo të drejtë. Në vlerësimet e dosjeve personale të gjithë personat që nuk plotësonin kriteret sipas ligjit, janë bërë largimet për mospërputhje kriteresh specifike. Numrin total nuk ua them saktësisht. Llogari për 2023 nuk shohim pasi nuk ka pasur asnjë procedim në gjykatën administrative. Nuk shohim ndonjë impakt gjatë viteve të ardhshme”, tha Kali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...