Scholz: Do të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor në krizën energjetike

E Enjte, 03 November 2022 15:39

 

Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.

Kancelari Gjermani, Olaf Scholz theksoi se këto marrëveshje do e bëjnë më të lehtë jetën për njerëzit e këtyre 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Scholz ka shtuar se Gjermania do të jetë e gatshme për ndihmë në formë huaje në 200 milion euro dhe për periudha afatmesme deri në 100 milion euro.

 

“Tre marrëveshjet bëjnë të mundur të kalojnë kufirin vetëm me karta ID. Të ketë njohje për diplomat dhe kualifikimet profesionale. Ta bëjnë më bashkë rajonin. Për energjinë u bë një marrëveshje e rëndësishme, ku vendet bien dakord për të punuar më ngushtë. Ne dhe të tjerët do mbështesim anëtarët e Ballkanit Perëndimor, do i ndihmojmë për krizën e energjitike. Gjermania do përqendrohet në këtë ndihmë tek banka e saj me hua 200 milion. Dhe në periudhën afatmesme deri në 1 miliard euro. Gjermania do e mbështes këtë proces dhe do e mirëpresim këtë proces.” tha Scholz.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e vuri theksin te mbështetja për energji elektrike që Bashkimi Evropian ka ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.Ajo shtoi se BE do të vijojë të mbështes Procesin e Berlinit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...