Sekuestrimi i RTV Ora/ Berisha: Do të ndodhë si me Agon Channel, por gjobën do e paguajë Rama

Premte, 04 November 2022 12:45

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp edhe çështjen e RTV Ora.

“Duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, unë u them shqiptarëve se nga të dhënat që kam deri tani, kjo që po ndodh në RTV Ora, është absolutisht në kundërshtim flagrant me ligjin. Ajo që është shqetësuese për mua është se kemi të bëjmë me një media.


Shqetësimi i dytë i madh është se kemi të bëjmë me një proces që mund të na çojë si Agon Channel. Nëse ju kujtohet, Edi Rama lëshoi një lumë akuzash ndaj Françesko Beketit për larje parash. Ndërkohë Beketi fitoi një gjobë të jashtëzakonshme.

Mund të paguajmë ndonjë 100 milionë euro edhe për këtë TV, e cila siç më thonë burime të besueshme, nuk ka atë bilanc që ia falsifikon Edi Rama me gjyqtarët e tij. Harrojnë se ai bilanc shkon në Strasburg, shkon në arbitrazhe dhe merr një ndëshkim të ri për një njeri që nuk kontrollon vetveten.

Pra, nëse ke probleme me pronarin, merr masa ndaj pronarit, por kur nuk ka fakte, shkon e merr median. Unë kam të dhëna të sigurta se është vepruar në kundërshtim flagrant me ligjin. Se gjykata ka zbatuar urdhër politik. Por ai gjykatës, dhe Edi Rama, gjobën që do marrë Shqipëria, do e paguajë në mënyrë personale,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...