Kush janë oligarkët e Tiranës? Ja si përgjigjen, Këlliçi, Bogdani, Alimehmeti dhe Kalaja

Saturday, 05 November 2022 08:48
 

A ka oligarkë Tirana dhe nëse po, cilët janë emrat e tyre?

Kjo ishte pyetja e radhës në ‘Çim Peka LIVE’ që 4 kandidatët e primareve, Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Adriana Kalaja dhe Ilir Alimehmeti i dhanë përgjigje.

 
 
 
 
 

Belind Këlliçi: Patjetër, kryeoligarku i Tiranës është Erion Veliaj. Oligarkët janë ata që i ndajnë dhe i caktojnë punët bizneseve dhe kanë ndikim në politikë. Pa firmën e Erion Veliajt nuk ka ndonjë biznes që të futet të ndërtojë apo të futet në paligjshmëri. Në rastin e ligjit special ‘Fusha’ shkaku është politikani që i jep rrugë e jetë paligjshmërisë, është Erion Veliaj. Në rastin e kullave mbi 14 kate kryeoligarku i vendit është Edi Rama, që i shpërndan punët.  A ka ndonjë biznes që Edi Rama nuk i vihet pas dhe nuk mbyllet. Vetëm një ditë më parë kemi një televizion të mbyllur dhe shkak është Erion Veliaj. Dhe është televizioni i dytë në këto 8 vite. Ne duhet fillimisht të flasim për shkakun dhe më pas tek pasoja.

 
 
 
 

Genti Bogdani: Oligarkët janë ata që ndryshojnë ligjet në të mirë të biznesit të tyre. Siç e tha edhe zonja Kalaja, kemi ligjin ‘Fusha’, për herë të parë një ligj të tillë special. E rëndësishme është që të ndryshohet modeli, sepse nëse nuk ndryshon modeli, nesër mund të dalin të tjerë oligarkë. Pra duhet ndryshuar modeli i qeverisjes, një model që ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Si Erion Veliaj që tha se do të mbahem mend si njeriu që ndërtoi parqe dhe jo kulla. Veliaj i vodhi të gjitha parqet nëpër Tiranë dhe nguli kulla. Një nga vendimet e para që do të marr si kryebashkiak i Tiranës është përjashtimi nga të gjitha punët ato firmë që janë me pronarë në offshore dhe me aksionerë në offshore.

 
 

Ilir Alimehmeti: U përmendën këtu ligje etj. Ligjet kanë emrat, janë votuar në parlament, që drejtohen nga një qeveri dhe ka firma kryebashkiakësh. Ka një përgjigje shumë të thjeshtë; të ftohet auditi, shihet një më një dhe është ai që radhit emrat nga i pari tek i fundit. Kjo ka të bëjë për të goditur pacënueshmërinë e këtyre personave. Ky model duhet të ndërpritet përmes këtij modeli që është ligjor dhe legjitim dhe ky lloj modeli nxjerr të gjithë emrat nëse është për kuriozitet dhe konsum publik. Ky lloj modeli bllokon procesin që mund të jetë i dëmshëm për secilin prej nesh.

Adriana Kalaja: Në këtë pikë jam kundra të tre konkluzioneve. Së pari për mua Erion Veliaj është drejtuesi i grupit kriminal të strukturuar që betonizon Tiranën. Unë mendoj nëse nuk shkon Shkëlqim Fusha ti ofrojë 100 mijë apo 1 milionë euro, ti paguajë edhe biletat e akomodimit të Maznikut në Barcelonë, atëherë nuk e konsumon veç Mazniku apo Veliaj veprën penale, por edhe biznesmeni që korrupton vendimin që merr personi që mban titullin. Kemi kallëzuar Shkëlqim Fushën se si e ka legalizuar pronën ngjitur me Teatrin Kombëtar, si e ka blerë projektin e Bjarke Ingels. Ne i kemi kallëzuar si shoqëri ndërtimi dhe projektimi të gjitha shoqëritë që kanë marrë pjesë në projektin e Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...