Konfiskimi i RTV Ora/ Reagon Meta: I vetmi Tv i paligjshëm që duhet sekuestruar është ERTV-ja

Saturday, 05 November 2022 08:55

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur për herë të parë qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e gjykatës së posaçme për konfiskimin e RTV Ora.

Meta: I vetmi televizion që duhet sekuestruar dhe konfiskuar është ERTV se është televizion i paligjshëm. Ndërsa në rastin aktual mendoj se na mjaftojnë dhe na teprojnë rekordet e deritanishme negative sa i takon cënimit dhe dhunimit të medias së lirë në Shqipëri. Ky është një rekord tjetër negativ. Në çdo rast nuk duhet të përdoret një çështje ndaj një personi apo individi për të mbyllur një media. Solidaritetin më të plotë me të gjithë gazetarët, me gjithë stafin e këtyre televizioneve dhe jam i sigurit se është një përpjekje e dëshpëruar e kësaj qeverie për të mbyllur çdo zë dhe çdo dritare kritike ndaj skandaleve të qeverisë dhe të bashkisë.

 

Më herët dhe kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti në kundërshtim flagrant me ligjin vendimin për konfiskimin e RTV Ora.

 

Berisha: Duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, unë u them shqiptarëve se nga të dhënat që kam deri tani, kjo që po ndodh në RTV Ora, është absolutisht në kundërshtim flagrant me ligjin. Ajo që është shqetësuese për mua është se kemi të bëjmë me një media. Shqetësimi i dytë i madh është se kemi të bëjmë me një proces që mund të na çojë si Agon Channel. Nëse ju kujtohet, Edi Rama lëshoi një lumë akuzash ndaj Françesko Beketit për larje parash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...