Protesta për Teatrin/ U arrestua dhunshëm, Këlliçi: Do shihni çudira...

Hënë, 07 November 2022 14:49
 

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka depozituar në gjykatë një kallëzim kundër dy policëve që e kanë arrestuar dhunshëm mëngjesin e 17 majit 2020 para prishjes së Teatrit Kombëtar, kohë në të cilën ka qenë kryetari i FRPD-së.

Këlliçi njoftoi nga gjykata se policët pa numra identifikimi janë gjetur nga ana e prokurorisë dhe ka premtuar se do t'i shkojë deri në fund kësaj çështje.

 
 
 
 
 

Këlliçi: Në mëngjesin e 17 majit 2020 ora 4:40, nata më e errët që ka kaluar qyteti i Tiranës, jo vetëm unë, por qytetarë të ndryshëm, artisë dhe të rinj janë marrë forcërisht dhe përdhunshëm nga policia, e cila drejtohej në atë kohë nga Sandër Lleshaj, nga policë pa numra identifikimi, pa emra. Më kanë çuar në Komisariatin Nr.6 në Kombinat sepse po bëja detyrën time si qytetar i Tiranës për mbrojen e Teatrit Kombëtar. Në datë 18 kam shkuar në Prokurorinë e Tiranës ku kam depozituar një kallëzim ndaj forcave të policisë së shtetit për veprime arbitrare dhe kam kryer analizat mjeko-ligjore dhe eksperti ka evidentuar dëme fizike ndaj personit tim. Unë kësaj çështje do i shkoj deri në fund.

 
 
 
 

Sot dy vite e 6 muaj pas asaj mbrëmje, pas veprimeve të prokurorisë janë gjetur policët që më kanë arrestuar dhunshëm dhe do të përballem me ta në gjykatë për të vërtetuar akuzat e mija ndaj tyre. Ata policë që kanë shkelur ligjin atë natë do përballen me faktet...

 
 

Qytetarët janë të barabartë dhe nuk duhet të dhunohen. Sot u shty seanca për në muajin dhjetor, për shkak se mungonte një nga të pandehurit. Jam i bindur se gjatë zhvillimit të këtij procesi do të njiheni me një surprizë dhe do të shikoni çudira gjatë këtij procesi. Unë do t'i shkoj deri në fund kësaj çështje, sepse nuk isha vetëm unë në qeli. Unë këtë kallëzim e kam bërë për t'i dhënë një mesazh të qartë Policisë së Shtetit sepse policia nuk mund të kete këtë sjellje barbare ndaj qytetarëve të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...