Berisha: Arrestimi i Lefter Kokës për të shpëtuar Ramën, Agaçin, Veliajn dhe Ahmetajn

Tuesday, 08 November 2022 08:24

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ish-Ministri Lefter Koka u arrestua për të shpëtuar kreyministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Berisha u shpreh në ‘Quo Vadis’ se Koka nuk ka patur asnjë lekë në buxhetin e ministrisë së tij dhe si pasojë nuk mund të bënte asgjë.

 

Sipas Berishës, paratë për aferën korruptive për të cilën u arrestua Koka u firmosën nga Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.

 

“Ish-ministri në burg është falë antimafias italiane. S’ka lidhje me drejtësinë Saimir Tahiri. U gjet Lefteri për të shpëtuar këta të tjerët. Ai është vetëm zbatues urdhërash të Ramës, Agaçit, dhe Veliajt; të skenarit të tyre.

Koka nuk ka pasur asnjë qindarkë në buxhetin e ministrisë së tij për djegësat, një ministër që nuk ka para nuk mund të bëjnë asgjë. Të gjitha paratë janë dhënë nga fond i këshillit të ministrave, me firmën e Ramës dhe Ahmetajt. Eshtë bërë një kokë turku atje, Lefteri.

Si mund të kem besim kur nuk kanë qytetarët? E konsideroj si ‘skapin’ e partisë. Si mund të kem besim unë kur në vend se t’i hapin proces penal Ballës për paditë e rreme drekojnë dhe darkojnë me të?”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...