Pedagogët: Studentët t'i bashkohen protestës, nuk do hyjmë në provime

Tuesday, 08 November 2022 12:32

 

Lëvizja universitare ka zhvilluar sot protestën kombëtare përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, duke mos hequr dorë nga kërkesat që i ka paraqitur qeverisë në gusht të këtij viti për paga dinjitoze për punonjësit e universiteteve publike dhe arsim publik cilësor. Kjo lëvizje, i ka bërë thirrje edhe studentëve t'i bashkohen pedagogëve për reformimin e universiteteve,

Pedagogët thonë se i japin kohë qeverisë deri në fund të janarit ose fillim të shkurtit. “Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, nuk do të hyjmë në provimet e sezonit”, thotë një pedagog.

 

Në deklaratën e sindikatës dhe profesoratit të universiteteve janë renditur dhjetë kërkesat e tyre dhe i është bërë thirrje edhe studentëve që t’i bashkohen lëvizjes së pedagogëve për reformimin e universiteteve.

DEKLARATE E SINDIKATES DHE PROFESORATIT TE UNIVERSITETEVE

1 - Të rritet buxheti për Arsimin e Lartë në masën 1% të PPB nga e cila 0.3% PPB të destinohet për kërkimin shkencor.

2 - Të vlerësohet puna e pedagogëve shqiptarë me një vlerësim financiar jo më të vogël se kolegët e tyre në Kosovë.

3 - Pagesat e tarifave të shkollimit të studentëve shqiptarë të jenë jo më shumë se tarifat e studentëve në Kosovë.

4 - Stafi ndihmës-akademik dhe administrata e universitetit, ashtu si dhe pedagogët, të përfshihen në rritjen e rrogave nga të ardhurat dytësore, si kontribues në krijimin e këtyre të ardhurave.

5 - Në faqet web të universiteteve të bëhet transparenca e plotë deri në nivel departamenti, për të ardhurat dhe shpenzimet në universitete.

6 - Të mbrohet me çdo kusht Autonomia Universitare si arritje madhore dhe të luftohet tendenca e instalimit të autokracisë në universitete.

7 - Të forcohet pjesëmarrja në vendim-marrje e stafit akademik, nëpërmjet krijimit të Këshillave Shkencore të Fakulteteve, pasi aktualisht në universitetet publike nuk ekzistojnë organizma të tilla kolegjiale vendim-marrëse, ndërkohë që roli i asambleve akademike është i zbehur dhe gati inekzistent.

8 - Ftojmë autoritetet drejtuese dhe anëtarët e senateve akademike të largohen nga pozicioni i vëzhguesit, sepse janë të zgjedhur nga stafet akademike dhe të solidarizohen me pedagogët e studentët për realizimin e plotë dhe sa më të shpejtë të këtyre kërkesave pa dëmtuar procesin mësimor.

9 - Ftojmë studentët t’i bashkohen Lëvizjes së pedagogëve për reformimin e universiteteve, duke mbështetur dhe kërkesat e tyre si një kauzë e përbashkët në të mirë të arsimit kombëtar.

10 - Nga ana e profesoratit dhe stafit akademik do të funksionojë Forumi Akademik për Reformimin Universitar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...