Buxheti 2023/ Berisha: Rama me ministrat e tij kanë vjedhur 8.2 miliard euro! Hap drejt falimentimit ekonomik

Tuesday, 08 November 2022 15:13
 
 

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për buxhetin e vitit 2023 ku ka thënë se në 7 vite sipas KLSH-së janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro.

Sipas Berishës, ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë.

 
 
 
 
 

Berisha: Për çdo vend, debati më i rëndësishëm është debati për buxhetin por për Shqipërinë kjo nuk ndodh. Dhe kjo nuk ndodh për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet mbasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të veçantë KLSH, ay vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro dhe u garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndon një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe prifide se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9 pas nëntë buxheteve shohin punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor. Por në qoftë se shofin punë publike më të pakta se një vit buxhetor, një barrë e tmerrshme rëndon mbi shqiptarët borxhi që qeveria merr për buxhetin. Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi së pari me largimin masiv nga Shqipëria e të rinjve shqiptarë së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarë. Pas 20 vitesh një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhli me 21 mijë euro. Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë. Ju jeni dëshmitarë se aferat e Edi Ramës nga sipërmarrjet personale te vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë së shpejti tejkalojnë 1 miliard euro, personale pasi borxhet e arbitrazhit tejkalojnë gjysëm miliardi euro. Procese të shumta janë në arbitrazh të garantuar me humbje 100% për mos të thënë se shiten vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...