Rama vijon fyerjet e rënda ndaj opozitës, Paloka i kundërpërgjigjet, Nikolla i plotëson tekat kryeministrit

E Enjte, 10 November 2022 15:37
 
 
 

Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me momente tensione, kur teknika po bëhej gati për të votuar tre projektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023.

Pas ofendimeve të vazhdueshme Edi Ramës në drejtim të opozitës, dy deputetë të PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka janë konfliktuar me fjalë me kryeministrin.

 
 
 
 
 

Teksa Rama qëndron i ulur në karrigen e tij, Paloka i afrohet për t’iu kundërpërgjigjur.

 
 
 
 

Dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj i kanë kujtuar Ramës se nuk mund të flas me gjuhë rrugaçi ndaj deputetëve të opozitës njësoj siç ka bërë një ditë më parë kur i konsideroi “bedela”, “llaxore”, “të pafytyrë” etj.

 
 

I kontaktuar nga mediat, Edi Paloka deklaroi se nuk ka qenë aspak i dehur siç deklarojnë socialistët por ka dashur të çoj në vend nderin e deputetëve demokratë.

Disa nga demokratët në sallë pretendojnë se edhe kryeministri iu kundërpërgjigj me fjalor banal.

Pasi deputeti demokrat ulet në vendin e tij, Rama i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla: “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.

Kujtojmë se një ditë më parë Rama lëshoi llumë prej gojës së tij ndaj deputetëve të opozitës duke i quajtur 'bedela', 'budallenj', 'të pa fe', 'llaxore' e 'të pafytyrë' dhe nuk u mor asnjë masë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Modifikuar më Premte, 11 November 2022 09:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...