Berisha: KQZ të njohë vendimin e 25 marsit dhe të regjistrojë PD-në në zgjedhje!

E Enjte, 10 November 2022 22:22

Në një lidhje live në emisionin “Opinion”, Berisha tha se perceptimi i ndarjes së PD në dy pjesë është një skemë e imponuar nga kryeministri Edi Rama.

 
 Kryedemokrati tregoi dhe se si do të veprojë për të regjistruar PD për zgjedhjet lokale.
 
 

Berisha tha se KQZ është e detyruar të njohë vendimin e gjykatës të 25 marsit që njohu vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. 

“Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD dhe janë pjesë e PD, janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët. Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin. Realiteti është se ka një parti me forumet e zgjedhura nga baza deri në krye. KQZ është i detyruar të njohë partinë e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës. Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”,-tha Berisha
Modifikuar më Premte, 11 November 2022 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...