Deputeti i PD-së Salianji, poston video nga gjyqi i kuksianëve

Premte, 20 Prill 2018 11:34

Ndërkohë që pritet të shqyrtohet masa e sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar për taksën e Rrugës së Kombit, Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”. Ai i ka quajtur të arrestuarit bijë nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë. Gjithashtu ai ka postuar një video teksa ndodhet brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Shkodër.

“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”, -tha Salianji në Fb.

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 11:57

Video

Login to post comments