Soros shfaqet edhe në Paris, në tryezë me Edi Ramën

Saturday, 12 November 2022 11:03

 

Aty ku është Edi Rama, është edhe Alex Soros, djali i manjatit amerikan, George Soros.

Në tryezën e 'Forumit të Paqes' në Paris nuk ka munguar as Soros, i riu. Ai është në krah të Edi Ramës dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, siç duket edhe në foton që sjell Syri.net.

 

Pas performancave në takimet e 'Ballkanit të Hapur' sa në Beograd, në Shkup dhe në Tiranë, që tashmë si nismë duket se është varrosur si projekt, pas riaktivizimit të Procesit të Berlinit, Soros, i riu, po shfrytëzon çdo tryezë të mundshme edhe në formatet e tjera, sigurisht aty ku ndodhet Edi Rama.

Porosia është e qartë, Soros, i riu, duhët të çojë zërin e babait të tij aty ku duhet, në funksion të tendencës për të deformuar demokracinë dhe shtënë në dorë sistemin e drejtësisë. Po njësoj siç bëri në Shqipëri pas vitit 2016 dhe sot kemi përfunduar në një Soros-Reformë, një mashë në duart e Edi Ramës.

Pavarësisht dëmeve të mëdha që iu shkaktuan vendit, Soros është sërish në qarkullim.

Njëkohësisht kryen edhe rolin e 'delfinit' mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç.

S'do mend të kuptohet që edhe vëllazëria Rama-Vuçiç është produkt i Soros, që prej planit të vizatimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por që fatmirësisht u hodh poshtë prej insistimit të faktorit ndërkombëtar.

Edhe pse i bërë pis kokë e këmbë, Edi Rama akuzon prej javësh të tëra duke e etiketuar frontin opozitar si opozitën e rublave. Në fakt, nëse ka një njeri të lidhur me rublat ruse dhe dinarin serb, ai është Edi Rama i cili përmes Aleksandar Vuçiç arrin deri te Vladimir Putin.

Të tjerat janë për konsum të brendshëm politik dhe as që duhen marrë seriozisht.

Nëse Edi Rama donte vërtetë të zbardhë financimet ruse, nuk duhet t'ia kishte mbyllur dosjen e lobimit Lulzim Bashës, në Prokurorinë e Tiranës.

Kaq është e gjitha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...