Meta: Marrëveshje historike me PD për t’i dhënë fuqi qytetarëve! Trafikantët e Rilindjes të zhduken, grabitën bukën e jetimëve

Saturday, 12 November 2022 18:36
 
 

Kreu i PL, Ilir Meta, në protestën para kryeministrisë deklaroi se në Shqipëri abuzohet nga qeveria, duke përmendur aferat korruptive. Ilir Meta u shpreh se një tjetër shqetësim i qytetarëve janë çmimet e larta të cilat janë bërë të papërballueshme. Sakaq, Meta përmendi grabitjen e buxhetit të shtetit nga oligarkët dhe mafia në pushtet.

“Miliardat e buxhetit, grabitjet me koncesione, PPP, tendera sekretë me 10 fishin e çmimit, asnjë lek nuk shkon në mbrojtjen e qytetarëve nga inflacioni. Paratë gllabërohen sepse mbi shpatullat e qytetarëve e bizneseve bie pesha e borxhit të rëndë publik, 14 miliardë euro, po e çon vendin drejt greminës financiare.”-tha Meta.

Më tej kreu i Partisë së Lirisë, deklaroi se grabitqarët e Rilindjes, nuk kanë prodhuar asgjë përveç varfërisë e mjerimit.
 
Nuk rrisin pagat e pensionet, por taksa shtesë. S’kanë vullnet për indeksimin e pagave e pensioneve se e kanë mendjen të vjedhin për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.  Këta të Rilindjes janë aq të pashpirt sa vodhën dhe bukën e jetimëve. Trafikantë e oligarkë.Fjala e qytetarëve është ligj, mision, e vërteta e padiskutueshme e popullit dhe e vetmja e vërtetë legjitime.

Marrëveshje historike kam nënshkruar me PD për t’i dhënë fuqinë qytetarëve. Përpara për të shpëtuar Shqipërinë e familjeve tona.”-tha Meta.

Modifikuar më Hënë, 14 November 2022 09:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...