Shqiptarët në këmbë kundër Edi Ramës, mbyllet pa incidente protesta historike e opozitës

Saturday, 12 November 2022 22:32

Protesta e sotme para Kryeministrisë, më e madhja në historinë pluraliste të vendit, ishte demonstrim i qartë jo vetëm force por edhe vendosmërie se shqiptarët janë distancuar nga Edi Rama. 

 
 
Kryeministri më i keq që ka njohur vendi, me pasojat më të tmerrshme që i janë shkaktuar shqiptarëve, nuk meriton të qeverisë më vendin. 
Thirrjet e shqiptarëve ishin në kor dhe ajo frazë do të jetë refren për kryeministrin: "Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg"!Kuptimplota ishin edhe mesazhet e kryetarit të PL, Ilir Meta se populli do ndryshimin dhe Edi Rama duhet të largohet. 

Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli një apel direkt për ndërkombëtarët, duke kërkuar prej tyre që të mos mbështesin një qeveri të korruptuar. 

Por, një paralajmërim i drejtpërdrejtë shkoi edhe për Edi Ramën, që të mos guxojë të prekë votën e shqiptarëve, pasi pasojat do të bien mbi të.  

Në mbyllje, protestuesit përkujtuan të rinjtë që kanë humbur jetën në duart e policisë, teksa ndezën qirinj në shkallët e Kryeministrisë. 

Tubimi historik i opozitës u mbyll pa incidente, por policia shoqëroi një protestues në mënyrë të pakuptimtë.

Shqiptarët protestuan paqësisht dhe tashmë presin reflektimin e Edi Ramës i cili tashmë ka kundër shumicën e qytetarëve. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...