Shtypi britanik i bën jehonë, fjalimit të Berishës: Edi Rama na shndërroi në 'popullin e gomoneve'!

Diel, 13 November 2022 10:14
 
 
“Të thirrur nga Sali Berisha, kreu i opozitës, ata u mblodhën jashtë zyrës së zotit Rama për të protestuar kundër korrupsionit të dyshuar të qeverisë dhe rritjes së kostos së karburantit dhe ushqimit.
 

Në një fjalim para protestuesve, zoti Berisha tha se zoti Rama ishte fajtori për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria – gjë që e ka lënë Britaninë përballë valëve të emigracionit të paligjshëm.

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike pretendoi se bota tani "'na sheh si popullin e gomoneve", pasi rreth 12,000 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla këtë vit.

“Shqiptarët sot janë një populli i gomoneve”, deklaroi ai, “sepse dikush – dhe ky është Edi Rama – ua grabiti votën, i ktheu liritë e tyre në iluzion, në një votë fiktive, vetëm që të qëndronte në pushtet. '

Në fillim të këtij muaji, zoti Rama akuzoi qeverinë britanike për diskriminim ndaj shqiptarëve me qëllimin për të shkëputur vëmendjen nga 'dështimet e saj politike'.

Ndërsa marshonin nëpër Tiranë, protestuesit mbanin një gomone me flamuj britanikë dhe shqiptarë për të ‘shprehur shqetësimin e tyre për eksodin masiv’ të të rinjve, sipas gazetarit dhe aktivistit Isa Myzyraj.

Deri në 1,200 oficerë policie,të pajisur për protestat, u vendosën për të kontrolluar turmat e shumta, pohuan mediat vendore. Megjithatë, disa demonstrues thyen kordonët e policisë për të goditur me shkelma dhe hedhur bojë në derën e Kryeministrisë.

Modifikuar më Hënë, 14 November 2022 11:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...