Mbledhja e dy qeverive/ Rama sulmon BE-në, mbron 'Ballkanin e Hapur'

Hënë, 14 November 2022 11:29

 

Mëngjesin e sotëm ka nisur në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij Dimitar Kovaçeski.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se jemi refuzuar vazhdimisht nga BE-ja.

 

Ai nënvizoi se marrëveshjet nga Ballkani i Hapur kanë dhënë rezultat dhe se Shqipëria është mbështetëse e Procesit të Berlinit.

“Në 6 dhjetor, në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty së bashku me të gjitha dëshirat, problemet dhe sfidat tona që janë gjithmonë dhe më të njëjta me ato të vendeve të tjera. Është koha për të projektuar të ardhmen. Shqipëria dhe RMV kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të orientohen në të ardhmen jo si shtete më vete por edhe kolektive. Jemi injoruar vazhdimisht nga BE.

Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe njëkohësisht për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësirë shumë më e madhe se hapësira jonë e përvetshme gjeografike. Kemi parë rezultate nga marrëveshjet e Ballkanit të Hapur. Do të vazhdojmë të jemi mbështetës të Procesit të Berlinit”, u shpreh Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...