Berisha: Kjo betejë nuk do ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist

Hënë, 14 November 2022 13:11

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti të gjithë protestuesit sot, duke thënë se 12 nëntori shënoi protestën më të madhe në histori. Sipas tij, beteja nuk do të ndalet gjer në përmbysjen e regjimit monist.

“Përshëndetje të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra-mijëra, burra, gra, djem dhe vajza, nga Tirana, por edhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora, që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që ka njohur Tirana në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe, të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje, e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, gjersa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët evropiane.


Gjersa shqiptarët të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që nuk ka as ligje dhe as moral.

Gjersa shqiptarët të mos varfërohën dhe mjerohen nga muaji në muaj.

Gjersa shqiptarët të mos mbeten populli i gomoneve siç i ka shndërruar Edi Rama,

Protesta e 12 nëntorit ishte zeniti i protesave, krahasuar me numrin e popullatës, e protestave në botë.

Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike nga Edi Rama. Bazohet në frikën, shantazhin, drogën dhe krimin.

Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnikë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës, mesazhin e besimit, mesazhin ne fitores,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...