‘Shuplaka’ e Financial Times: Gjatë qeverisjes së Ramës, bandat e drogës krijuan një rrjet të fuqishëm global

Hënë, 14 November 2022 20:51

Një nga gazetat më të njohura dhe më autoritare në botë, Financial Times, shkruan se shqiptarët po emigrojnë masivisht për shkak të varfërisë.

Gazeta shkruan në një reportazh se një eksod drejt Britanisë së Madhe ka përfshirë shqiptarët. 

Sipas saj, edhe pse tani shihen shenja ngadalësimi të këtij eksodi, ai do ringjallet sërish vitin që vjen.
 
 

Në shkrimin e gazetës, kryeministri Edi Rama thotë se u ka kërkuar autoriteteve britanike që të bashkëpunojnë për çështjen e emigracionit, për të luftuar bandat e drogës, por propozimet e tij nuk u pranuan nga britanikët.Por gazeta shkruan se gjatë qeverisjes së Ramës, bandat shqiptare të drogës krijuan një rrjet të fuqishëm global.

“Gjatë qeverisjes së Ramës, bandat shqiptare kanë ngritur mbi një traditë dekadash të kultivimit dhe eksportit të kanabisit, një rrjet të fuqishëm global të trafikimit, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA.

‘Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të jashtëzakonshëm në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe në rrjetet e krimit të organizuar, dhe Shqipëria është një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Europën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar’, thuhet në raport.

‘Sundimi relativisht i dobët i ligjit, korrupsioni dhe niveli i lartë i papunësisë janë shtytësit kryesorë të problemit të kontrollit të drogës në Shqipëri,’ shton raporti.

Rama i hedh poshtë akuzat, por Partia Demokratike e opozitës shqiptare e akuzon kryeministrin se ka ndërtuar një regjim të korruptuar dhe autokratik gjatë nëntë viteve të tij në detyrë, duke i lënë shqiptarët mesatarë me pak shanse për të ecur përpara, përveçse duke u larguar nga vendi.

Një tubim i thirrur nga partia për të protestuar kundër korrupsionit, varfërisë dhe emigracionit jashtë zyrës së Ramës, tërhoqi dhjetëra-mijëra të shtunën”, thuhet në shkrim

Modifikuar më Tuesday, 15 November 2022 10:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...