Përpjekje të reja në Bruksel për të zgjidhur situatën në veriun e Kosovës

Tuesday, 15 November 2022 14:25

 

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, priti të martën në Bruksel, kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në kuadër të përpjekjeve të reja për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarë evropianë e cilësuan si më të rrezikshmen që nga viti 2013.

Tensionet në zonë u shtuan pasi qeveria e Kosovës filloi me 1 nëntor zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit.


Punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor.

Sipas vendimit të qeverisë nga 21 nëntori fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave.

“Nuk mund të arrijmë këtë datë pa një marrëveshje, ose do të jemi në prag të situatës së rrezikshme. E dini se tërheqja e serbëve nga institucionet në veri nga policia, gjyqësori, nga kryetarët e komunave ka krijuar një boshllëk dhe në këtë situatë më e keqja mund të ndodhë, pra të dyja palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet”, tha shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimi Evrpian, Josep Borrell.

Diplomatët perëndimorë ngulin këmbë që Kosova të shtyjë afatin për konvertimin e targave të makinave dhe të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa punonjësit serbë të kthehen në institucionet që i braktisën më 4 nëntor dhe të krijojnë hapësirë për diskutimin e një propozimi evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane për një marrëveshje mes palëve.

Zyrtarët evropianë thanë se do të përpiqen për tejkalimin e krizës aktuale nëpërmjet bisedimeve me udhëheqësit e delegacioneve të të dyja palëve dhe nëse ka ndonjë përparim do të thërrasin një takim të nivelit më të lartë politik.

Ndërkaq të hënën në mbrëmje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli se zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave në pjesën veriore të Kosovës do të mbahen me 18 dhjetor, mes pikëpyetjeve për mbajtjen e tyre për shkak të tensioneve në zonë.

Përfaqësuesit e Listës serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, thanë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje ndërsa shefi i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç tha se përpjekjet për të mbajtur zgjedhjet do të dështojnë./VOA

Modifikuar më E mërkurë, 16 November 2022 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...