Berisha: Aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit është Edi Rama, bashkë me vëllezërit Karriç!

Tuesday, 15 November 2022 15:23

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar fakte dhe emra të lidhur me aferën që Qeveria Rama ka nisur të projektojë për përfitime milionash në Portin e Durrësit.

Berisha deklaroi në vazhdën e fjalimit të tij para Kryesisë së PD-së se "tani lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç, pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.

 

Vëllezërit Karriç janë aty, i ka botuar “Euroactiv”. Ata i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç kishin. Pra, bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Aleksandër Vuçiç dhe të Aleksandër Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës, në Portin e Durrësit. Natyrisht, aksioner më kryesor është vetë Edi Rama.

Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë gazetarët më pyetën “Po ku e di ti këtë, që thua Edi Rama?!” Po shumë e thjeshtë ajo. S’mund të imagjinoj kurrë në qoftë se nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshihja të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh unë popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve?! Kjo s’mund të ndodhë kurrë! Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj!”" nënvizoi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...