Mega-afera e portit/ Berisha: Plaçkitje me vlerë 3 miliardë euro, transporti tani do bëhet nga Greqia dhe Mali i Zi

E mërkurë, 16 November 2022 14:03

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ia dedikoi fjalën e tij përpara deputetëve, mega-aferës së Portit të Durrësit.

Ai tha se nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë një plaçkitje e tillë.

 

“I gjithë përqendrimi ynë duhej të ishte te buxheti, që përbën normalisht procesin, problemin më kryesor vjetor të një vendi normal.

Por kur konstaton se, me një ligj superurgjence, vidhen dy buxhete, kemi të bëjmë në total me shumë miliardë plaçkitje dhe grabitje, kemi të bëjmë me grabitje, vjedhje nga Edi Rama dhe enturazhi i tij më të madhen e këtij vendi të pronës publike.

E tërë historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë të një prone publike, vlera e të cilës është të paktën 3 miliardë euro.

Historia e vendit, as e Europës, nuk ka në analet e veta një qeveritar apo kryeministër që të ketë lejuar vetes me sipërmarrjen e tij, të plaçkitë, të përvetësojë 1 milion metër katror truall i çmimit më të lartë,” tha Berisha.

“T’i shkatërrosh vendit portin shekullor, do të thotë të gjobisësh vetëm me transport, qindra e miliona, në mos miliarda euro në vite. Vetëm me transport, i cili do bëhet nga Mali i Zi, portet e Greqisë, dhe pjesërisht nga Vlora. Edhe ajo jo, se ajo është pa port.

Të shkulësh portin shekullor, për të cilin është projekti, investimi dhe çdo gjë, dhe të gjobisësh qytetarët shqiptarë me të paktën 2 miliardë euro që kërkon ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, sipas specialistëve, dhe që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubai City në Durrës, duhet të ndërtohet në Porto Romano, sepse ai kërkon që gjithë gjirin e portit ta shndërrojë për jahtin e tij, jahtin e Çuçit të familjes së tij, jahtet e familjarëve.

Kjo është e faktuar, cilido i them të referohet se çfarë pësoi porti i Bejrutit. E njëjta skemë. Një mori pallatesh dhe porti para për jahtet e pasunikëve të Bejrutit,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...