Shkullaku: Këta mirë që vjedhin, por thonë, a ka mundësi të mos na shqetësoni

E Enjte, 17 November 2022 22:11
 
 

 

Për analistin Armand Shkullaku, thirrja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që populli të shkojë dhe ti kërkojë llogari ne derë Kuvendit dhe Edi Ramës, është e drejtë.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, Rama ka arritur kulmin, duke kërkuar që të mos shqetësohet, ndërsa po vjedh Shqipërinë.

‘Thelbi është, je i detyruar që të japësh llogari, nëse ke përfituar nga benefitet e pushtetit. Nuk mund ta hedhësh lumin duke sharë opozitën dhe median se më të gjitha skandalet dalin të vërteta.
 
 

Për inceneratorët kam qenë në debat me Edi Ramën dhe thoshte, si mundet të përmendësh me emra biznesmenë të nderuar që po investojnë miliona për ta bërë Shqipërinë të pastër.

Çfarë po ndodh me inceneratorët, kishim të drejtë ne apo Rama? Kishim të drejtë ne.

Çfarë po ndodh me Portin e Durrësit, ti je me precedentë, je me karton të verdhë për këtë punë. Dhe këta nuk japin prap llogari.

Atëherë a ka të drejtë qytetari të shkojë te dera e parlamentit dhe e Edi Ramës të kërkojë llogari. Unë them që ka.

Sepse këtu është arritur kulmi, nuk ka ndodhur as në republikë bananesh, se mirë që vjedhin, por a ka mundësi të mos na shqetësoni. Ne do vjedhim, ju mos flisni, do pushoni. Por ne fjalën kemi. Opozita parlamentin ka, mediat atë që shkruajnë.

Këta po na shqetësojnë thotë, këta nuk po na lënë të vjedhin rehat, sepse janë rublat e rusëve, kanaleve të ujërave të zeza, këta janë pa din e iman, e pa atdhe, ndërkohë që atdheun e rropi, na la pa asgjë’, tha analisti Armand Shkullaku gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...