Berisha: Çdo kompani ndërtimi që do të marrë pjesë në projektin e Durrësit, do të futet në listën e zezë

Premte, 18 November 2022 13:44



Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal sërish tek mega-afera e Portit të Durrësit.

“Unë jam këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin.

 

Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin. Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht.

Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë. Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten,” tha Berisha.

“Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike. Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët.

Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti.

Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë. Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani. Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...